Shqipëria u mund 0-1 nga Izraeli, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e re, ku bie në sy fakti se kuqezinjtë kanë humbur një pozicion. Skuadra e Maran e sheh veten në vendin e 65-të.
Shqipëria do të zbresë në fushë të shtunën, në miqësoren e radhës, ndaj një kundërshtari si Luksemburgu.
Sa i takon Kosovës, Dardanët kanë ruajtur pozicionin e 78-të.

