Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ka bërë thirrje për organizimin e qytetarëve në një lëvizje të re politike.
“Ne nuk ishim aq të zgjuar sa ju. Si përralla e kecave na erdhi uji me këmbën me miell dhe shih në ç’gjendje është Shqipëria. Populli është si dragoi, duke sikur fle por atëherë është më i rrezikshëm se kurrë për diktatorët. Rama të largohet, rrugë të dytë nuk ka. Pastaj vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale. Sot këtu vendoset fati i të paktën 15 viteve të ardhshme. Duhet kujdes! Sytë e miqve dhe armiqve janë këtu.
Të krijohet një parti politike, mos rrini amorfë, quajeni “Partia e Bulevardit: sepse ka dalë që këtu”, tha ai.
