Mes zërave të shumtë në protestën qytetare, një protestues me aftësi të kufizuara ka përcjellë një mesazh emocional dhe të fortë kundër qeverisë, duke mohuar pretendimet se lëvizja po nxitet nga faktorë të jashtëm.

“Nuk jemi iranianë dhe grekë. Ne flasim dhe godasim shqip”, u shpreh ai para protestuesve, referuar deklaratës së kreut të qeverisë Rama i cili ka gjetur “fajtorin” e organizimit të protestave, tek Greqia dhe Irani.

Qytetari tha se pjesëmarrja e tij në protestë lidhet me ngjarje tragjike që, sipas tij, nuk duhet të harrohen.

“Në protestë kam ardhur për tre fëmijët që humbën jetën. Tre fëmijë vdiqën nga shteti, nga ata që grabisin votën”, deklaroi protestuesi.

Ai akuzoi qeverinë se ka larguar të rinjtë nga vendi, por shtoi se pakënaqësia qytetare vazhdon të rritet.

“Ai mori një mesazh, përzuri rininë, por sheshi sot është plot”, tha protestuesi, mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të pjesëmarrësve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb