Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocional gjatë protestës së zhvilluar në bulevard, duke deklaruar se pjesëmarrja e saj lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e Shqipërisë.
E prezantuar si Anxhi, ajo tha se kishte zgjedhur të ishte në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë dhe për brezat e ardhshëm.
“Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Qytetarja theksoi se vendi u përket shqiptarëve dhe brezave që do të rriten në të, duke kundërshtuar projektin që ka nxitur reagime dhe protesta në Zvërnec.
“Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë”, deklaroi ajo.
Në përfundim të fjalës së saj, protestuesja bëri thirrje për anulimin e projektit, duke u shprehur: “Anulo projektin!”.
