Prej gjashtë ditësh, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tirana është mbushur me protestues që kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshime politike, me thirrjet “Rama ik!” që dominojnë tubimet.
Rama theksoi se edhe nëse protestat vijojnë për një kohë të gjatë, projektet e miratuara do të ecin përpara.
“Për Zvërnecin është krijuar skuadër me arkitektë me më të mirët e botës. Ti vazhdon anulo projektin. Kur nuk ka projekt. Ata po punojnë. Një tufë njerëzish. Tregoju dhe kompaninë superfuqi në Lindjen e Mesme. Në momentin që bëhet investimi në Zvërnec, Vlora bëhet pika ku nuk ka nevojë më të ikësh shumë larg. Vjen në Vlorë në mes të Europës, sikur je në një botë tjetër. Ke nartyrën, flamengot, gjithçka ashtu siç janë në ato resorte ku shqiptarët i shohin me dylbi. Edhe 500 mijë të dalin aty dhe të rrijnë aty deri në majin e 2029 kemi kontratën me 800 mijë njerëz. Brenda dekadës të bëjmë investimin. Nuk kemi kohë të presim dhe humbasim. Duam shqiptarët për Shqipërinë europiane.
