Lenart Karl është dëmtuar dhe do të humbasë Botërorin. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Gjermania, ndërsa menjëherë janë diskutuar emrat për ta pasuar.

Duke qenë se Karl është mesfushor me tipare sulmuese, pra numër 10 njësoj si Brajan Gruda, rrjedhimisht edhe ky i fundit mund të konsiderohej opsion. “Bild” ka shuar shpresat për futbollistin shqiptar, duke treguar menjëherë pasuesin e Karl.

Bëhet fjalë për Asan Ouedraogo. Njëjtë si Gruda, po ashtu luajti me Lajpcig dhe fitoi ftesën për ekipin gjerman ku regjistron vetëm një paraqitje.

Mesfushori 20-vjeçar kaloi një pjesë të madhe të sezonit i dëmtuar dhe minutat në Bundesligë ishin të pakta. Megjithatë, fati i tij është se Karl u dëmtua.

Gruda ndërkohë merr një sinjal të qartë, pas ftesës për Ouedragon. 22-vjeçari shqiptar nuk është aspak në planet e trajnerit Nagelsman. Kjo situatë ndërkohë mund t’i hapë rrugë për të menduar sërish Shqipërinë si opsion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb