Në valën e fjalimeve dhe mesazheve të forta që kanë shoqëruar protestën masive të mbrëmjes së sotme, një tjetër mesazh i fortë ka ardhur nga podiumi përpara Kryeministrisë.
Një protestuese ka marrë fjalën duke iu drejtuar personalisht kreut të qeverisë, Edi Rama, dhe duke njoftuar se kauzës qytetare po i bashkohet edhe rinia shqiptare që studion jashtë vendit.
Ajo paralajmëroi se ditët në vijim do të shënojnë një rritje të rezistencës me zbarkimin e studentëve nga diaspora në Tiranë.
“Kam një mesazh për Edi Ramën. Edi Rama po të vijnë studentët e diasporës. Të dielën dhe të hënën i ke këtu! Free Albania!”
