Pas disa orësh protestë para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në tubimin qytetar kanë vijuar marshimin drejt shkollës “1 Maji”, në zonën e Ali Demit.
Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës, ndërsa kanë vijuar me sloganet kundër qeverisë.
“Rama ka mbaruar”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.
