Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ-ja e Kosovës, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka shkuar në 7.98% deri në orën 11:00. Nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, 156.474 kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Numrin më të lartë të votuesve e regjistron Prishtina, ku deri në këtë orë kanë votuar 24.948 qytetarë. Më pas vijnë Prizreni me 11.355 votues, Ferizaj me 10.987, Peja me 9.313, Gjilani me 9.111, Gjakova me 8.893, Mitrovica e Jugut me 6.703 dhe Vushtrria me 6.237 votues.
Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht në mbarë vendin, me 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime të hapura për qytetarët e Kosovës.
