Përpara Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një qytetar, i cili prej vitesh ka emigruar në Zvicër, ka folur në protestë, duke bërë thirrje që qytetarët të bashkohen sa më shumë.
“Kemi ardhur nga Zvicra, por kemi qenë të parët që kemi ikur. Por kombin tonë gjuhën tonë nuk e kemi harruar. “Rama në burg, Berisha në burg. I bëj thirrje të gjithë Diasporës dhe mërgatës shqiptare. Ndoshta ne kemi ikur dhe ju kemi lënë këtu, por kurrë nuk ju kemi harruar dhe kurrë nuk e kemi harruar kombin tonë. Ato biletat e lira që Rama i shet sikur na ka bërë nder, i shet që ne të ikim sa më parë. Hajdeni me 10 qershor, ta lidhim besën me njëri-tjetrin”, tha ai.
