Gjatë fushatës elektorale për president të Real Madrid, Florentino Perez deklaroi se do të paraqiste një ofertë zyrtare për një lojtar që luan në Champions, një ofertë rekord prej 150 milionë euro, por pa bërë publike emrin e lojtarit dhe klubit ku luante.

Mediat zbuluan se bëhej fjalë për Michael Olise, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit të Bayern Munich, Hainer:

“Nëse Florentino Perez dëshiron të paraqes një ofertë për Olise, gjë që nuk e ka bërë deri tani, mund të kursehet, nuk është e nevojshme. Micheal Olise është një lojtar i Bayern Munich, është nën kontratë për një periudhë të gjatë. Ne nuk jemi një klub që shet lojtarët”, u shpreh presidenti i Bayern Munich për BILD.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: