Turqia dhe Croatia janë gati. Të dyja kombëtaret arritën të fitonin testet e fundit miqësore në prag të nisjes së Kupës së Botës 2026.

Skuadra e Vincenzo Montellës, triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Venezuelës, në përballjen e zhvilluar në Chase Stadium të Floridës. Të parët që kaluan në avantazh ishin amerikano-latinasit, falë super golit të Mendozës në minutën e 13. Reagimi i turqve vjen vetëm në fundin e pjesës së pare me anë të baris Yilmaz që përfiton nga një rrëmujë në zone dhe nga fare pranë, nuk gabon për rivendosjen e ekuilibrit.

Skuadra turke do të gjente ndërkohë golin e fitores, 9 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, falë, sulmuesit të Gallatasaray Yunus Akgun, i cili realizoi një gol spektakolar për përmbsyjen e Turqisë, me rezultatin që nuk do të ndryshonte deri në fund.

Edhe Croatia bëri detyrën, me përfaqësuesen ballkanase që triumfoi 2-1 në Varazdin ndaj Sllovenisë. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë. Ishin fillimisht vendasit me “yllin”Luka Modriç, të cilët do të gjenin golin e epërsisë, me mesfushorin e Milanit që nuk do të falte me një goditje të zgjuar në hyrje të zones. Ekipi sllovend do të barazonte me Sporar në minutën e 83, pas një topi të pasuar gabim nga mbrojtësit kroat.

Kur u mendua se çdo gjë do të përfundonte në barazim, në minutën e 3 të shtesës Mario Pasaliç, do të merrte një pasim nga e majta dhe me një goditje tepër potente do të mposhte Oblak për të dytën here, duke I dhuruar suksesin ekipit të Zlatko Daliç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb