Juventusi dëshiron të veprojë shpejt. Pasi ka nisur negociatat për Alexander Sorloth, drejtuesit bardhezinj po përshpejtojnë gjërat edhe për një lojtar tjetër.

Në Torino duan rikthimin e Randal Kolo Muanit. Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, gjatë kësaj jave pritet një takim i ri me Paris Saint-Germain për të vazhduar bisedimet lidhur me sulmuesin francez.

Në janar, një përpjekje e dytë dështoi gjithashtu, duke e detyruar Kolo Muanin të pranonte një huazim te Tottenhami në orët e fundit të merkatos.

Tani klubi i Serie A  po përpiqet për herë të tretë ta sjellë lojtarin në Torino, me synimin e qartë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të ecur më shpejt në negociata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: