Në takimin e zhvilluar në Shkodër, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish ofendimet ndaj influencereve dhe blogerëve.

Ndërsa në Tiranë mbahet protesta e 9 , dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Rama vijon takimin me socialistët në 35-vjetorine  PS.

“Thonë e dua e dua komplet të virgjër bregun e detit, dhe del atje me atë lidhëse… Dhe të gjithë ata thonë inshalla po i këputet ajo lidhësja…ta shihim tamam flamengon. Kjo tjetra kishte stil tjetrën, nxirrte kremra, para se të flistë shporru Edi Rama. Kremra fytyre, ashtu mu duket, se kushedi se çfarë tjetër fërkohej me ato. Por Shqipërinë me çfarë do ta mbrojnë këto, rrezikun ku e shohin. Si mundet t’i kthehen PS dhe vullnetit të atyre që e kanë votuar…bëjnë rels me gjeneratorin këtu poshtë që u bën gërr gërr”, tha Rama.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb