Numri i protestuesve sa vjen e është në rritje. Qytetarët prej më shumë se tre orësh vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë Rama.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Populli vendos”, protestuesit janë të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqje.
Kjo protestë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, një ‘lumë’ protestuesish janë “derdhur” në rrugët e Tiranës. Një marshim kilometrik që siç shihet edhe nga pamjet që sjell “News24”, hap pas hapi, sa vjen edhe shtohet.
Pika e nisjes në këtë moment është bulevardi i Tiranës, në pikën fundore te Vila e Enverit, bulevardi Dëshmorët e Kombit është i tejmbushur.
