“Shpresoj që ky të jetë rikthimi im i fundit”, deklaroi Mark Markez gjysmë me shaka e gjysmë serioz, pasi siguroi një tjetër fitore si i rikthyer nga dëmtimi. Shumëkush vazhdon ta shohë si të mbaruar, të mendojë se karriera e tij është drejt fundit, se dëmtimet e përsëritura në krahun e djathtë do ta ndalin përfundimisht, por ai vazhdon të kundërshtojë të gjithë me rezultate dhe me karakter të jashtëzakonshëm.

Në vitin 2025, pasi fitoi titullin në MotoGP, pjesa më e madhe e botës së sportit e konsideronte këtë si një nga rikthimet më të mëdha në historinë e sportit, pas një periudhe të vështirë dhe madje me mendime për tërheqje nga garat. Tani, me triumfin në Hungari, ai mbyll një tjetër periudhë të errët që nisi kur pothuajse e kishte siguruar kurorën, në Indonezi 2025, më 5 tetor, kur pësoi një frakturë në shpatullën e djathtë.

Gati nëntë muaj më vonë, ai deklaron se është ringritur sërish nga hiri i tij dhe se është i pathyeshëm. Në garë e Hungarisë u pa edhe një duel i fortë me Pedro Akostan, i cili nuk arriti ta ndalë ritmin e kampionit spanjoll. “Po e shtyj aq shumë sa rrezikoj të humbas edhe portën”, tha me humor Akosta pas garës. Më problemet fizike tashmë pas krahëve, Markez mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit: “Besoj se në pak gara do të kemi paketën më të fortë në pistë”, duke paralajmëruar rivalët se gara për titull mbetet plotësisht e hapur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb