Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”,  shqiptarët vijojnë protestën përpara Kryeministrisë. Me mijëra qytetarë janë bërë bashkë, kundër korrupsionit, qeverisë Rama e keqqeverisjes.

“Në rrugë ka vërshuar një lumë njerëzish. Ka kaluar përtej kufijve. Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e Re, sot paska një fytyrë të mrekullueshme. Kjo është fytyra ku unë dua të rris fëmijët e mi. Flitet që ka ra një pandemi e madhe, që preku shqiptarët, kaloi përtej kufijve, Dhe kjo është pandemia që ka vetëm një jehon Rama ik Berisha ik…Shqiptarë, mos e ulni kokën, mos u përçani, mos u dorëzoni, por qëndroni bashkë”, u shpreh një tjetër protestuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: