“News24” transmeton hap pas hapi protestën në Tiranë e cila vijon prej 11 ditësh. Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet.
Protesta në Tiranë nisi në sheshin “Skënderbej”, vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Shqiptarët protestojnë kundër qeverisjes Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Më thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijon protestë-marshimi në të gjithë kryeqytetin.
Pjesëmarrja është historike ka tejkaluar çdo pritshmëri.
