Kombëtarja e Marokut ka marrë një lajm të keq vetëm dy ditë para debutimit në Kupën e Botës kundër Brazilit.
Federata marokene ka konfirmuar se sulmuesi anësor i Real Betis, Abde Ezzalzouli, dhe mbrojtësi i Olympique de Marseille, Nayef Aguerd, nuk do mund të kontribuojnë për shkak të dëmtimeve.
Në vend të tyre janë thirrur Amine Sbai dhe Marëane Saadane, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në Shtetet e Bashkuara.
Mungesa e dy futbollistëve përbën një goditje të madhe për marokenët, të cilët synojnë të përsërisin paraqitjet historike të viteve të fundit.
