Një mesazh rrëqethës i lexuar gjatë protestës në Tiranë ka prekur qytetarët e mbledhur në shesh. Një nënë, e cila nuk mundi të ishte fizikisht e pranishme në protestë, dërgoi një mesazh mbështetjeje për protestuesit, ndërsa po përballej me dhimbjen më të madhe të jetës së saj.

“Të nderuar qytetarë, ju përgëzoj për guximin. Jam me ju në këtë kauzë dhe në përpjekjen për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Me zemër jam mes jush në shesh”, thuhej në mesazhin e saj.

Më pas, ajo ndau tragjedinë personale që po kalonte:“Sot ndërroi jetë im bir, vetëm 31 vjeç, nga kanceri në mushkëri. Jam e bindur se e kuptoni arsyen pse, betonizimi.”

Nëna ngriti shqetësimin për ndotjen e mjedisit, të cilën e lidhi me pasojat e zhvillimit të pakontrolluar urban dhe investimeve që, sipas saj, kanë dëmtuar rëndë cilësinë e jetës në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb