Trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha në “Botërori Amerikan” në News 24, se grumbullimi i Neymar ishte lëvizje e pritur nga Ancelotti, por theksoi se sulmuesi nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe se nuk është shumë i nevojshëm.

“Futbollistët në moshë, kur janë në parametra të mirë, është ndihmë e madhe për skuadren. Këtu diskutohet Neymar. Unë e thashë, Ancelotti është ekspert, sa e pashë e dija që do e merrte. Nuk ka nevojë Brazili për Neymar, me atë gjendje që është ky i fundit.

Nuk ka problem Ancelotti menaxhimin e Neymarit. Ancelotti fitoi pikë që do e merrte, pasi nuk do mund të hapte probleme artificiale. Ku do luajë ai tani? Ai ka të tjerë në krahë, nuk e ka problem Ancelotti”.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: