Protestuesit me një mesazh të qartë në protestën e sotme në Tiranë, kanë bërë thirrje edhe që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.

Shqiptarët janë në protestën e 13, një pjesëmarrje rekord , siç nuk është parë në asnjë protestë tjetër. Sheshi jehon nga thirrja “Rama jep dorëheqjen”.

“Mbi 100 mijë dosje presin sot për të marrë drejtësi. SPAK më në fund ka marrë seriozisht çështjen e korrupsionit të lartë shtetëror…SPAK ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për të bërë drejtësi, dhe të hetojë zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur miliona euro nga xhepat tanë. Shqiptarët e duan drejtësinë…”, u shpreh protestuesi.

“Na kanë vjedhur Atdheun, na kanë vjedhur kohën. Kemi ardhur këtu t’i marrim mbrapsht”, u shpreh një tjetër protestues.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb