Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap për shpërndarje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, 48-vjeçari kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa nga hetimet ka rezultuar se furnizonte të tjerë dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 776 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe 1 peshore elektronike.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb