Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi në “Botërori Amerikan” në News 24, barazimin 1-1 në Botëror mes Brazilit dhe Marokut.
“Brazil-Marok/ Në pjesën e parë, Maroku luajti mirë. Ndeshja mund të shkonte 3-0. Më pas pati ekuilibrat, skuadrat po mendonin që mos të humbisnin ndeshjen.
Ancelotti tha që nuk ishte keq barazimi, pasi mund të humbiste. Janë ndeshjet e para, kampionati botëror është i gjatë. Nuk vendoset gjithçka nga një ndeshje.
Të shikojmë si do shkojnë gjërat. Brazili është Brazil, i ka të gjithë mundësitë për të bërë mirë. Ancelotti i ka parë mirë gjërat”- tha ai.
