Ka shqetësim për një protestë të mundshme të tifozëve rreth pjesëmarrjes së Iranit në Kupën e Botës 2026, por nga ana tjetër autoritetet dhe përfaqësuesit iranianë kanë bërë thirrje që futbolli të mos përzihet me politikën.
Në një reagim zyrtar, pala iraniane ka theksuar se kombëtarja duhet të trajtohet vetëm në aspektin sportiv dhe se futbolli duhet të mbetet jashtë tensioneve politike dhe protestave që mund të shoqërojnë ndeshjet.
Deklarata vjen në një moment kur pritet një atmosferë e tensionuar rreth ndeshjeve të Iranit, me disa grupe tifozësh që kanë paralajmëruar protesta në stadiume dhe jashtë tyre, duke e bërë pjesëmarrjen e ekipit në turne edhe më të ndjeshme.
Pavarësisht situatës, në kampin iranian theksohet se fokusi mbetet te fusha e lojës dhe te paraqitjet sportive, me synimin për të përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës.
