Zona e njohur si Qafë Dushk në fshatin Kloskatund të Bashkisë Klos vijon të mbetet ndër më të ndoturat në këtë bashki. Me gjithë alarmin e dhënë prej kohësh për rritjen e nivelit të ndotjes në këtë zonë, asnjë masë nuk është marrë deri tani. Jo vetëm që mbeturinat nuk janë larguar nga mjedisi ku janë hedhur, përkundrazi ato janë shtuar.
Siç duket nga pamjet, pirgu i mbetjeve të ndryshme në këtë zonë është rritur. Kohët e fundit janë hedhur edhe produkte të konservuara, të cilat po kthehen në burim infeksioni. Ndërkohë, kafshët shtëpijake të banorëve përreth po ushqehen me këto mbeturina të kalbura, duke u bërë një rrezik shumë i madh oj vetëm për ato por edhe komunitetin. Mbeturinat që janë hedhur në këtë zonë janë nga inertet e ndërtimeve të ndryshme, orendi shtëpijake, veshje tekstile e plastikat e automjeteve.
Ky nuk është pirgu i vetëm në rrugën e vjetër Klos-Qaf Buall pasi ka edhe disa të tjerë që nisin nga qendra e fshatit Kloskatund e deri në kufi me Bashkinë Bulqizës. peli i banorëve për të ndaluar këtë masakër mjedisore nuk ka marrë vëmendjen e duhur deri tani, ndërsa persona të papërgjegjshëm dhe dashakeqës vijojnë të shkarkojnë mbeturina çdo ditë.
