Botërori për Spanjën nis këtë të hënë, në ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, tha në Botërori Amerikan se spanjollët mbeten një nga favoritët për të fituar kompeticionin.

“Lojtarët e dëmtuar kanë kohën e rikuperimit. Spanja do kalojë grupin, nuk diskutohet. Yamal do jetë një nga pikat kryesore të Spanjës. Është një nga favoritet, ka dy 11-she. Ky rotacioni i bën mirë, lojtarët janë të freskët për në vijim. Te Spanja janë të gjithë lojtarë të nivelit të lartë, nuk ke çfarë të thuash. Nuk ka aty pika të dobëta.”- tha ai.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb