Bulevardi vishet kuq e zi! Teksa qytetarët mbushën plot sheshin Skënderbej për të vijuar me protestën për disa orë para Kryeministrisë, marshuan sërish.
Ata, të veshur kryesisht kuq e zi dhe me flamujt kombëtarë në duar, vijuan marshimin me thirrjet kundër Ramës. “Rama jepe dorëheqjen”, brohorisnin në kor protestuesit.
Kujtojmë se sot po mbahet protesta e 16 kundër qeverisë.
