Dorjana Musai, një zë aktiv në mbrojtje të disa iniciativave qytetare në vend, nga sheshi Skënderbej, atje ku pritet që të nisë dhe marshimi drejt Kryeministrisë, tha se tashmë zëri i qytetarëve nuk ndalet. Ajo tha se më 30 maj u krye një akt i rëndë, me dhunimin e qytetarit në Zvërnec.
Musai tha se ngjarja tregoi rënien e rendit, pasi policia doli jashtë loje nga një forcë e tretë.
“Kam protestuar gjithmonë. Këtë herë dhe policia doli zbuluar. Gjatë këtyre viteve, mendoj se ishte diçka e akumuluar prej kohësh. Me aktin barbar me qytetarin, atë ditë pamë jo vetëm arrogancën e pushtetin, por dhe vetë shtetin e injoruar. Qytetarët u ndjenë vetëm atë ditë. Kjo që po ndodh këtë është më shumë se një protestë, një demokraci e drejtpërdrejtë, qytetarët vinë me një lloj qetësie. Qytetarët i shoh që kanë dalë të ndalojnë këtë arrogancë të shtetit. Nuk e di nëse do krijohet një parti apo jo, por di të them që është diçka e bukur. Qytetarët nuk lënë asgjë që të prishet kjo protestë.”, tha ajo.
