Juristi Klodian Arapi nga protesta nga Kryeministri vlerësoi kontributin e të rinjve shqiptarë që protestojnë. Ai tha se ata ngjallën shpresën.
“Ju jeni krenaria e kombit tonë! Ju jeni shkaku dhe arsyeja që keni bërë të gjithë shqiptarët që të duan më shumë vendin e tyre. Keni ngjallur shpresën e besimin. Keni bërë të besojmë se Shqipëria nuk ka vetëm servilë që votojnë nën presion. Poshtë patronazhistët. Keni bërë të besojmë se shumica e qytetareve janë trima dhe të lirë. Kjo protestë e nisur me moton; Shqipëria nuk shitet’ po nxjerr frytë të jashtëzakonshme për popullin tonë. Ju po ktheni besimin.”, tha ai.
