Këngëtarja Gala Aliaj, e cila është vajza e artistit të njohur Robert Aliaj është ngjitur sot në podiumin para Kryeministrisë dhe deklaroi se qeveria është armiku i të rinjve pasi nuk i dëgjon ata. Në mesazhin e saj artistja tha se liria nuk dhurohet, por duhet kuftuar për të. Aliaj tha se kasta politike duhet rrëzuar.
“Rrëzoni këtë klasë politike të kalbur, mos lejoni politikën të ndosë përpjekjet tuaja.
Çdo qeveri që nuk na dëgjon dëmton të ardhmen tonë është armiiku ynë. Mos lejoni asnjë pushtet të dekompozuar të dëmtojë të ardhmen tuaj.
Mos harroni, liria nuk dhurohet, nuk negociohet dhe duhet të luftosh për ta fituar.
Jam e lumtur të them se brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit”, tha artistja.
