Aktivistja shqiptare Mirza Balaj, e cila jeton në Bruksel, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë gjatë një interviste në “Programin e Drekës” në News24 me gazetaren Ola Bruko.

Balaj u shpreh se protestat qytetare po marrin mbështetje të gjerë pasi, sipas saj, qytetarët kanë vite që përballen me raste të shumta të keqmenaxhimit të pronës dhe fondeve publike.

Sipas aktivistes, qytetarët shqiptarë janë tashmë më të ndërgjegjshëm për problematikat që prekin vendin dhe nuk ndikohen lehtësisht nga propaganda apo narrativat politike.

“Rama ka frikë vetëm SPAK dhe protestuesit. Secili prej nesh që ka dalë në protestë, ka dalë se ka shumë vite që sheh rast pas rasti, se si jepet prona publike. Si merret pronat, si shemën rrugët, se si merren fondet publike, si jepen PPP te privati. Shqiptarët kanë parë shumë përditë, për mos t’u influencuar nga lufta hibride dhe nga mediat. Shumë shpejt me këtë energji që ka populli shqiptar, do të jetë terreni i frytshëm që çdo mburojë e tyre, kombëtare dhe ndërkombëtare, të bjerë.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb