Një qytetar i pranishëm në protestën e 18-të që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ka shprehur pakënaqësinë e tij për gjendjen ekonomike dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestave për të kundërshtuar qeverinë.

“Rinia duhet të vijë në shesh që t’i shporrim këta qeveritarë që na kanë vjedhur. Kanë vënë pasuri për vete dhe për popullin nuk kanë menduar asgjë. Unë jam me një pension qesharak, ndërsa këta nuk dinë as vetë sa pasuri kanë,” u shpreh ai.

Protestuesi ngriti gjithashtu shqetësimin për emigrimin masiv, duke theksuar se zonat veriore po përballen me mungesë të theksuar të të rinjve.

“Jam nga veriu me origjinë dhe mund t’ju them se nuk ka më rini. Kanë mbetur vetëm të moshuarit. Të rinjtë janë larguar,” deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb