Një pamje e jashtëzakonshme po dëshmohet në këto momente në rrugët e Tiranës. Masa e pafundme e protestuesve po vijon marshimin masiv përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, teksa në këto momente turma ka mbërritur pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Sipas vetë qytetarëve që kanë mbushur rrugët, kjo protestë nuk është më thjesht një tubim, por përbën një qëndresë popullore që nuk njeh as lodhje dhe asnjë mundësi kthimi pas.

Pasi pushtuan Bulevardin skaj më skaj, protestuesit po tregojnë një vullnet të hekurt. Thirrjet e tyre unanime “Rama ik” dhe “Rama jep dorëheqjen” në kor po ushtojnë fuqishëm, duke tronditur hapur themelet e qeverisë në këtë ditë të 18-të të kësaj kryengritjeje të madhe paqësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb