Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se evropianët duhet të jenë në tryezën e negociatave sa herë dhe kudo që të zhvillohen bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur pikëpamjen se, kur zhvillohen negociata, evropianët duhet të jenë në tryezën e negociatave, sepse kjo është në interes të Evropës”, tha Macron.

Macron shtoi se Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, mund të merrte pjesë në negociata të tilla, për sa kohë që roli i tij në atë cilësi ishte i përcaktuar qartë.

“Nuk mund të mbështetemi vetëm te të tjerët për të interpretuar mesazhet ruse – BE-ja duhet të jetë në gjendje t’ia përcjellë qëndrimet e veta drejtpërdrejt Moskës.
BE-ja “nuk është dhe nuk ka ndërmend të jetë ndërmjetës në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, sqaroi Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke nënvizuar se BE-ja është në anën e Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë gjatë luftës dhe pas luftës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet me Moskën, gjatë konferencës për shtyp që dha menjëherë pas përfundimit të Këshillit Evropian në Bruksel, Costa tha se “për fat të keq nuk kemi shenja të besueshme nga Rusia se ajo dëshiron të marrë pjesë në negociata serioze për momentin”.

Ai shpjegoi, megjithatë, se përmes zyrës së tij kërkon të mbajë një kanal diplomatik komunikimi me Rusinë, pasi sipas tij “nuk mund të mbështetemi vetëm te të tjerët për të interpretuar mesazhet ruse” dhe se BE-ja duhet të jetë në gjendje t’i përcjellë qëndrimet e veta drejtpërdrejt Moskës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb