Me një mesazh dhe një thirrje të vetme, “Edi Rama jep dorëheqjen”, mbahet protesta e 21 kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Këtij tubimi madhështor i është bashkuar edhe Diaspora.
“Diaspora e Milanos ecën krah më krah me protestuesit e Tiranës. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm. I them zotit Rama, se mbështetjen e kemi edhe nga eurodeputetët e PE. Ata po na ndjekin hap pas hapi…po na dëgjojnë dhe kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh, do të jenë edhe në Tiranë. Uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë.”, tha ajo.
“Ke marrë fund ndaj jep dorëheqjen. Ne ikëm me gomone dhe vijmë me makina se i kemi me punë. Qëndroni në shesh mos u dorëzoni. Diaspora është me ju ”, u shpreh një tjetër protestues.
