Mbahet sot protesta e 21 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqipëtarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
“Je i rrethuar s’ke për të shpëtuar. Pas rrethimit të Kryeministrisë do t’i vijnë hekurat dhe burgu. Ik nga Kryeministria se të pret qelia…”, jehon thirrja e protestuesve.
Ndryshe nga protestat e tjera, protestuesit, njoftuar se marshimi do të vijojë drejt Kryeministrisë.
Pas marshimit te Kryeministria, protestuesit do të vijojnë marshimin drejt AKSHI-t.
Gjithashtu paralajmëruan se mund të qëndrojnë gjithë natën. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte pjesë e kësaj protestë duke e bërë edhe më madhështore.
