Olta Xhaçka është paraqitur sot më 14 tetor në SPAK.

Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u largua pak më herët nga institucioni.

Artan Gaçi doli nga SPAK pa bërë deklarata për mediat, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas informacionit paraprak, ai ishte paraqitur pa avokat.

Xhaçka dyshohet se ka shpërdoruar fondet, kur ishte Ministre e Brendshme. Ajo vetë ka mohuar akuzat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: