Eksperti Fatjon Softa e ka cilësuar protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit, duke theksuar se pjesëmarrja e familjeve dhe qytetarëve të zakonshëm i ka dhënë një karakter të veçantë tubimit.

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, Softa deklaroi se protesta shënoi një moment të paprecedentë në historinë e tranzicionit shqiptar.

Sipas Softës, për herë të parë në 35 vite, godina e Kryeministrisë u rrethua nga protestues pa përdorimin e mjeteve piroteknike apo përplasjeve, por përmes një grumbullimi qytetar me karakter paqësor.

“Dje një nga protestat më të mëdha në vite, janë familjarë që dalin në shesh për një kauzë.
Në 35 vite për herë të parë nuk ka barrierë mes institucioneve dhe protestës barrierë janë vetë qytetarët.
Kryeministria nuk është rrethuar kurrë, mbrëmë ka ndodhur për herë të parë, qasja ka qenë gjithmonë ballore me mjete piroteknike.
Për herë të parë është rrethuar me qytetarë duke dhënë mesazh që protesta ka vetëm një qëllim, dorëheqjen e kryeministrit. Protesta po shtohet në mënyrë graduale. Ishte një mesazh paqësor rrethimi i Kryeministrisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb