Thirrjet kundër korrupsionit qeveritar kanë qenë në qendër të fjalimeve të mbajtura nga qytetarët përpara Kryeministrisë. Një tjetër protestues ka marrë mikrofonin duke sjellë në vëmendje debatet e fundit në Parlamentin Europian dhe duke denoncuar pasuritë e fshehura të kryeministrit në llogari offshore.
Ai citoi deklaratat e ndërkombëtarëve dhe raporteve zyrtare si dëshmi të korrupsionit galopant që ka përfshirë ekzekutivin.
“In PE u fol shqip! Shqipëria nuk është në shitje, tha një eurodeputet gjerman. Thanë luftoni krimin dhe korrupsionin. Raporti i OSBE thotë që Rama ka 200 milionë euro në offshore. Është korrupsioni. Janë firmat e këtij zotërisë! Shqipëria nuk është në shitje,” deklaroi me forcë protestuesi.
