Të paktën dy persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në rajonet e Odesës dhe Zaporizhias, sipas autoriteteve ukrainase.
Guvernatori i Zaporizhias, Ivan Fedorov, bëri të ditur se një grua humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një djalë 11-vjeçar.
Ndërkohë, në rajonin e Odesës, guvernatori Oleh Kiper njoftoi se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm me raketë balistike ruse të tipit Iskander.
Sipas tij, goditja shkaktoi zjarr në një ndërmarrje bujqësore, ku u përfshinë nga flakët automjete dhe një rezervuar karburanti.
Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu se dronët rusë goditën anije civile që lundronin drejt porteve të Ukrainës në Detin e Zi. Zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba deklaroi se një anije mallrash me flamur panamez u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron, ku humbi jetën një kuzhinier 58-vjeçar nga Egjipti. Tetë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë shtetas të Turqisë dhe Indisë, u evakuuan me varkë shpëtimi, ndërsa anija pësoi dëme të konsiderueshme.
Dy anije të tjera civile, me flamujt e Palaut dhe Belizes, u goditën gjithashtu gjatë natës. Sipas autoriteteve, nuk pati viktima në ekuipazhet e tyre dhe, megjithëse pësuan dëmtime, të dyja arritën të vazhdonin lundrimin.
Nga ana tjetër, autoriteti rus i aviacionit civil njoftoi se katër aeroportet që shërbejnë Moskën u mbyllën përkohësisht në orët e para të mëngjesit pas një sulmi me rreth 60 dronë ukrainas, si pjesë e përshkallëzimit të sulmeve mes dy vendeve.
⚡️ Russian drones struck civilian vessels bound for Ukrainian ports in the Black Sea
According to Ukrainian Deputy Prime Minister Oleksii Kuleba, a drone attack set a Panama-flagged cargo ship on fire. A 58-year-old Egyptian cook was killed, while eight crew members, including… pic.twitter.com/6Y0fy6M8rj
— NEXTA (@nexta_tv) June 22, 2026
