Mbahet sot protesta e 23 masive, ku dhjetëra mijëra shqiptarë mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama për t’i kërkuar atij dorëheqjen pa kushte dhe largimin e qeverisë së tij.
Ndërkohë kryeministri ka zgjedhur të mos dëgjojë zërin e popullit dhe ka deklaruar se nuk do ta apë dorëheqjen edhe pse për më shumë se tre javë Tirana është “pushtuar” nga protestat paqësore. Protesta të cilave u është bashkuar një numër i lartë shqiptarësh edhe nga diaspora.
Ndërkohë që shqiptarët kërkojnë revolucion, situate të kujton atë që ndodhi në dhjetorin e vitit 1990, me protestën e studentëve. Megjithatë ajo që u bë ndryshe në atë kohë është fakti që edhe pse ishte produkt i diktaturës, Ramiz Alia zhvilloi bisedime me studentët, edhe pse diskutimi dhe “përplasja” mes tyre ishte e fortë.
Protestat e dhjetorit 1990 sollën edhe ndryshimin e regjimit dhe sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në vend.
