Botërori ka përfunduar  para kohe për Nico Schlotterbeck. Gjermania ka publikuar një raport ku njofton se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të ligamentit.

“Lojtari i kombëtares gjermane, Nico Schlotterbeck, ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral medial të kyçit të majtë të këmbës gjatë fitores 2-1 të Gjermanisë ndaj  Bregut të Fildishtë të shtunën e kaluar. Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj”.  Mbrojtësi i Borussia Dortmund, do të qëndrojë për momentin me skuadrën në Shtetet e Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: