Tekniku i njohur, Shpëtim Duro tregoi këndvështrimin e tij për barazimin pa gola të Belgjikës ndaj Iranit në Botëror.

Një blof spektakolar dhuroi Belgjika, me “djajtë e kuq” që ngecën në një “X” pa gola përballë Iranin, madje ishin dhe me fat që dolën me një pikë. Profe, ju e parashikuat. Belgjika, një ekip i fikur totalisht, pa shpirt në fushë.

Belgjika ishte më superiore, e dinim këtë që do ishte në kontroll të situata. Por, edhe Irani u mbrojt mirë. Pati 2-3 momente. Për çudi mungoi Doku, nuk e kuptova. Belgjika duhet të reagojë, e ka të vështirë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: