Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej, ndërsa pak na ndajnë nga nisja e protestës së 23 ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe largimit i qeverisë së tij.
Sidorela Vatnikaj ka deklaruar për News24 se kërkesa e panegociueshme është largimi i Ramës si përgjegjësi për sistemin autokratik I krijuar në vend.
“Kjo protestë nuk ka organizator dhe nismëtarë. Është lëvizje mbarë shoqërore dhe nuk mund të flasim për një grup. Ashtu siç kemi kërkuar prej tre javësh dhe nuk largohemi pa dhënë dorëheqjen Rama si ai që është përgjegjës i një sistemi autokratik që ka kërkuar. Kërkesë e pa negociueshme është dorëheqja e kryeministrit”, tha ajo.
