Eksperti i ekonomisë Besnik Myftiu, i ftuar në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ka deklaruar se element kyç është regjistrimi i pronave dhe deklaroi se kadastra është e keqja më e madhe që ka vendi.
Ai apeloi qeverinë që të ndërmarrë nismën për modernzimin e kadastrës.

Po ashtu eksperti shtoi se ka mungesë totale konsultimesh publike për investimet pavarësisht se kemi një ligj shumë të mirë, konsultimet ose nuk bëhen ose janë korruptive.
“Një nga elementët kryesorë është çështja e regjistrimit të pronave. Kadastra shtylla kurrizore, por e keqja më e madhe që kemi.
Modernizimi i kadastrës nismë e vogël dhe që duhet të merret nga qeveria, duhet të jetë prioritet.
Ka mungesë totale konsultimesh publike për projektet strategjike, është për të qarë hallin.
Ligji është shumë i mirë, por aktualisht nuk bëhet,ose bëhët në mënyrë korruptive”, deklaroi eksperti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb