Mbahet këtë të mërkurë protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
