Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.
Me çadra, në rrebeshet e shiut, të vendosur kanë vijuar qëndresën e tyre për ditën e 25 me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Atdheu nuk është në shitje”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë në protestën 25 kundër kryeministrit Rama.
Të gjithë shqiptarët do të jenë të shtunën në shesh u paralajmërua nga protestuesit ditën e sotme.
