Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që duhet të kthehen tek shqiptarët, do të ndahen për ortakët e Ramës, miqtë e tij, oligarkët apo edhe kompani offshore.
“Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja. Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.
Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE. Por e bën sepse do që të ndajë me ortakët e tij, me oligarkët e tij, shpesh të fshehur pas kompanive offshore, tokën bujqësore shqiptare”, shprehet Shehaj.
Në reagimin e tij Shehaj thekson se kjo nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës.
“Sepse qytetarët shqiptarë treguan që dinë të reagojnë. Dhe nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. Protesta vazhdon, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për këtë projektligj skandaloz nëpërmjet të cilit do të vjedhë popullin më të varfër në Europë”.
Reagimi i plotë:
Ky është projektligji nëpërmjet të cilit Edi Rama do të vjedhë tokën bujqësore që sot vazhdon të jetë pronë e shtetit shqiptar.
Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja.
Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.
Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE.
Por e bën sepse do që të ndajë me ortakët e tij, me oligarkët e tij, shpesh të fshehur pas kompanive offshore, tokën bujqësore shqiptare.
Mbi 100 mijë hektarë tokë bujqësore është sot pronë e shtetit shqiptar e cila duhet të ishte kthyer tek pronarët legjitimë.
Edi Rama nuk e bën këtë, por bën projektligje të tilla për të ndarë gjithë këtë pronë shtetërore me miqtë e tij.
Por kjo nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët shqiptarë treguan që dinë të reagojnë. Dhe nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës.
Protesta vazhdon, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për këtë projektligj skandaloz nëpërmjet të cilit do të vjedhë popullin më të varfër në Europë.
