Qëndresa qytetare përpara Kryeministrisë nuk ka ndërmend të ndalet, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar betejën e tyre pa afat.

I ftuar në studion e News24, protestuesi Ilir Xhemalaj ka lëshuar një mesazh të prerë e të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë Edi Rama, duke bërë të qartë se sheshi do të mbushet përditë deri në përmbushjen e qëllimit të tyre.

Xhemalaj deklaroi se qeveria duhet të reflektojë urgjentisht përpara revoltës popullore, pasi qytetarët nuk do të bëjnë asnjë hap pas.

“Ne do jemi përditë aty në shesh. Kryeministri duhet t’i vërë gishtin kokës. Do vijojmë protestën derisa Rama të japë dorëheqjen”, u shpreh prerë Xhemalaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb